Telenews

Rahovec: U kap me mbi 11 mijë euro, ky është personi që u arrestua për bixhoz të paligjshëm

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në tri lokacione mbrëmë në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec, ku si rezultat është arrestuar një person i dyshuar dhe janë sekuestruar para e mjete të tjera.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Bujar Bellanica, 37-vjeçar.

Bellanica është kapur me para të gatshme në vlerë të mbi 11 mijë eurove të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale bashkë me dy telefona celularë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Bellanicës t’i caktohet masa e ndalimit policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi