Telenews

Ndodh në Fushë Kosovë: Babai e çon në Polici djalin e tij, thotë se e vodhi një veturë

Të dyshuarit për kryerjen e veprave të ndryshme penale, në shumë raste kapen pas veprimeve hetimore të Policisë. Shpesh herë kjo arrihet edhe përmes bashkëpunimit të qytetarëve me organet e hetuesisë, duke dhënë informacione lidhur me raste për të cilat kanë informacione.

Me Policinë ka bashkëpunuar dje edhe një person në Fushë Kosovë, i cili ka denoncuar djalin e tij për një vjedhje të rëndë.

Burimet kanë bërë me dije se 44-vjeçari ka telefonuar Policinë duke i njoftuar se djali i tij i mitur ka vjedhur një veturë, teksa ka dhënë të dhënat për lokacionin se ku ndodhet automjeti dhe djali i tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë arrestuar të dyshuarin dhe kanë sekuestruar veturën e vjedhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Të ngajshme

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj