Telenews

Gjendet i vdekur një burrë brenda një makine në oborrin e QKUK-së

Rastin e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ai ka thënë se PK-ja është informuar nga motra e viktimës rreth orës 10:00.

“Në afërsi të parkingut të dytë të QKUK-së është gjetur një person pa shenja jete. Policia është njoftuar për rastin në orën 10:00. Policia është informuar nga motra e tij”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq mësohet se viktima është rreth 65-vjeç.

Lidhur më këtë, Krasniqi nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa rasti është cilësuar  si “vdekje e dyshimtë”.

Të ngajshme

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Rrezarta Ramaj

Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot

Rrezarta Ramaj

Nesër nis ngrohja nga Termokosi, mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjet

Rrezarta Ramaj