Telenews

E turpshme: Qipro ndalon simbolet e karateistëve nga Kosova (FOTO)

Shteti i Qipros nuk i njeh garuesit kosovarë që janë paraqitur për të marr pjesë në kampionatin europian të 50-të për kadet, junior dhe U21.

Në palestrën ku është paraparë të zhvillohet ky turne, vetëm flamuri i Kosovës nuk është vendosur në mesin e shteteve pjesëmarrëse.

Teksa edhe karateistët në faqen zyrtare janë regjistruar me emrin e federatës, duke munguar simbolet e shtetit tonë.

Në shenjë proteste, karateistja Alma Loki nuk është paraqitur për këtë garë.

Pas këtij veprimi është duke u mbajtur një mbledhje urgjente nga federata evropiane e karatesë dhe organizatorët e këtij kampionati.

 

Të ngajshme

Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë, lë pas Shqipërinë dhe Kosovën –

KushtrimGuraj

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi

Real Madridi kërkon sonte fitoren ndaj Elches, në mision për kreun e La Ligës

Yllka Gashi