Telenews

Ministria e Tregtisë inspekton bizneset, largon nga tregu një produkt vaji i prodhuar në Serbi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar sot për disa veprime tejet të rëndësishme nga inspektorët e saj në teren.
Inspektorati i Tregut që vepron brenda kësaj Ministrie, thuhet në njoftim se ka kryer inspektime të intensifikuara lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës dhe kësisoj ka zbuluar disa parregullsi.
Në këtë aksion të inspektoriatit të Ministrisë, janë evidentuar disa shkelje nga bizneset që veprojnë brenda territorit të Kosovës dhe ato janë sanksionuar, transmeton Telenews.al
Njoftimi i plotë nga Ministria:

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës së produkteve nëpër operatorët ekonomik në Republikën e Kosovës.

Për t’a hequr çdo dyshim lidhur me peshën dhe sasinë e produkteve mostrat janë dërguar në laborator për analiza përkatëse, pas të cilave ka rezultuar se një lloj i vajit ushqimor në treg nuk i plotëson kriteret.

Raporti i verifikimit nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, gjegjësisht laboratori i parapaketimeve ka konstatuar se një vaj ushqimor, i prodhuar në Serbi, nuk e plotëson kriterin e mesatares për sasi siç e parasheh rregullorja 03/2020 për produktet e parapaketuara.

Si rrjedhojë Inspektorati i Tregut, si në çdo rast tjetër ka ndërmarrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, respektivisht operatorit ekonomik, importues i këtij vaji , i është ndaluar shitja e këtij produkti dhe tërheqja nga tregu në afat prej 15 ditësh.

Inspektorati i Tregut i Republikës së Kosovës, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit e poashtu do të vazhdojë t’a bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Për çdo rast qytetarët ftohen të raportojnë në:
Tel: 0800 11000 ose
E-mail: Konsumatori@rks-gov.net
Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja do të shqyrtohen me kujdes.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

Të ngajshme

Malta riafirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Lotina në javën e 38-të të shtatzënisë, tërheq vëmendje me postimin e fundit

Rrezarta Ramaj

Pse ora e dimrit është më e mirë për shëndetin? Zbulojnë shkencëtarët

Rrezarta Ramaj