Telenews

Lipjan: E rrah gruan dhe ia merr djalin 5-vjeçar

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, e që ndër vite shumë raste të tilla kanë përfunduar tragjikisht, raporton Telenews.al.

Konsumimi i tepërt i alkoolit dhe borxhet e shumta në të cilat është futur, dyshohet të kenë rënduar situatën në një familje në Lipjan.

Një 27-vjeçare ka denoncuar në Polici të shoqin, për të cilin ka deklaruar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari abuzon me alkoolin, bën shpenzime të pakontrolluara dhe futet në borxhe të cilat më pas ndikojnë tek ai që të ketë veprime të dhunshme në shtëpi.

Sipas saj, mbrëmë i dyshuari e ka rrahur dhe e ka marrë djalin e tyre 5-vjeçar, duke e larguar nga nëna e tij dhe duke e dërguar te familja e tij në fshatin Krojmir.

Si pasojë e dhunës që ka përjetuar, viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

26-vjeçari para hetuesve policorë ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Me urdhër të prokurorit, 48-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, kurse viktima bashkë me fëmijën janë dërguar në strehimore.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj