Telenews

Hoti takohet me Ecobarin

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot është takuar me të dërguarin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Hoti ka thënë se me Escobarin ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin e nevojshëm me SHBA-në.

“Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozutën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në facebook.

Postimi i plotë:

“Sot u takova me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar.
Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj