Bëhet e ditur se personi është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përcjell Telenews.al.
Lidhur me rastin policia bën të ditur se janë arrestuar dy persona, pronar të kompanive punëkryese.
“Një mashkull kosovar, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

