Telenews

Policia nis hetimet për vdekjet e dyshimta në Pejë, Gjakovë e Shtërpcë

Tri raste të vdekjeve të dyshimta janë raportuar në Policinë e Kosovës, nga komunat Pejë, Gjakovë dhe Shtërpcë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në Shtërpcë është raportuar nga familjarët se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete u është liruar familjareve.

Ndërkaq në Pejë, një mashkull ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Në komunën e Gjakovës, viktima ishte dërguar në në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Gjakovës.

Përkundër përpjekjes së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /Telenews.al/

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj