Telenews

Osmani për gazetën kroate: E rrezikshme të kesh fqinj si Serbia

“Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”. Ky është titulli i një interviste që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë për gazetën më të madhe kroate, “Veçernje List”.

“Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë”, citohet të ketë thënë Osmani.

Si presidente, Osmani ka thënë se është  aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit e të dy vendeve, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit, për të bërë gjithçka për të mirën e të dy popujve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në këtë intervistë ekskluzive për “Veçernji List”, ka folur hapur për situatën në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Aleksandër Vuçiqit dhe përse  ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiçit”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ajo hedh poshtë çdo opinion për ndarjen e vendit, duke theksuar se kjo do të hapte Kutinë e Pandorës, duke shtuar se së shpejti do të realizojë një vizitë zyrtare në Kroaci.

Sapo gazeta kroate “Veçernji List” publikoi një intervistë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, shumë shpejt kanë reaguar mediat serbe, të cilat deklarojnë se “Serbia po kërcënohet”.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj