Telenews

Kosova e gatshme të ofrojë ndihmë përmes FSK-së për tërmetin në Turqi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përmes FSK-së.

“Zemra ime është me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit.

Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së”, ka shkruar Osmani.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj