Telenews

“Më trishtoi lajmi për tërmetin që ka goditur Turqinë dhe Sirinë”, Abdixhiku ngushëllon familjet e viktimave

Kryetari i Lidhjes Demokratike ka shprehur ngushëllime familjeve për viktimat nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm.

Ai tha se të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen dhe solidarizohen me qytetarët e Sirisë dhe Turqisë.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

“Pas lajmit për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh ngushëllime dhe bashkëndjen me viktimat dhe familjet e tyre.

Më trishtoi lajmi për tërmetin që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shprehë ngushëllime të gjitha familjeve për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që i goditi këtë mëngjes. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e të dyja vendeve në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.”

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj