Telenews

Konfirmohet alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Telenews.al pak çaste më parë raportoi për një alarm me bombë të ngritur në Aeroportin e Prishtinës.

Lexues të Telenews.al theksuan se personat brenda në Aeroport tashmë ishin evakuuar dhe se Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Lajmi tani është konfirmuar edhe nga zëdhënësja për informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara”, ka shkruar ajo në Facebook.

Telenews.al do të iu mbajë të informuar.

Të ngajshme

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj

Nga Buroja e Skenderajt në majat e akademisë, Granit Thaqi mbron me sukses doktoratën në Mynih

Rrezarta Ramaj

Berisha Accounting krijon kanal zyrtar për bizneset me njoftime dhe këshilla praktike

Rrezarta Ramaj