Telenews

Berisha Accounting krijon kanal zyrtar për bizneset me njoftime dhe këshilla praktike

Berisha Accounting ka njoftuar krijimin e kanalit të saj zyrtar në WhatsApp, përmes të cilit bizneset do të mund të marrin informacione dhe njoftime të rëndësishme lidhur me zhvillimet në fushën e tatimeve, kontabilitetit dhe financave.

Në këtë kanal do të publikohen informacione për ndryshime ligjore dhe tatimore, afate dhe obligime për bizneset, si dhe këshilla praktike që mund t’u shërbejnë bizneseve në menaxhimin e çështjeve financiare dhe administrative.

Sipas njoftimit, privatësia e anëtarëve do të jetë e mbrojtur, pasi pjesëmarrësit nuk do të mund të shohin njëri-tjetrin dhe as numrat e tyre të telefonit.

Bizneset dhe të interesuarit mund t’i bashkohen kanalit zyrtar të Berisha Accounting për të qenë të informuar në kohë për njoftimet dhe ndryshimet që lidhen me aktivitetin e tyre.

📲 Kanali zyrtar: https://whatsapp.com/channel/0029Vb8iGTdIXnliQg1kWk2X

📞 046 607 007
Berisha Accounting – Njoftime Zyrtare

Të ngajshme

UNICEF alarmon: 10% e nxënësve në Kosovë raportojnë se kanë tentuar vetëvrasjen

Rrezarta Ramaj

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

Rrezarta Ramaj

Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Rrezarta Ramaj