Telenews

Qeveria e nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderë të viktimave pas tërmetit në Turqi e Siri

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur me 1 minutë heshtje në nderë të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Kosova dhe populli i saj janë pran Turqisë e popullit turk, në gatishmërinë më të lartë për mbështetje.

“Mbi bazën e kapaciteteve tona do të ndihmojmë në tejkalimin e kësaj tragjedie. Kontigjenti i FSK-së, specialistët tanë kërkim-shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitet e K9 tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti, në ndihmë të institucioneve të Turqisë dhe popullit turk”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë se deri më tani, janë raportuar mbi 8 mijë e 700 viktima nga tërmetet në Turqi e Siri.

Të ngajshme

Parashikimi i motit sot e ditëve në vazhdim

Donat Hashani

Ndodh ajo që ishte pritur, arratiset Enver Sekiraqa

Donat Hashani

Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Donat Hashani