Telenews

Sindikata e QKUK-së i vë kushte Qeverisë

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së si pjesë e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mbështetë kërkesat e Federatës Sindikate të Shëndetësisë në Kosovë, dhe se nuk do ta dërgojë kërkesën te Avokati i Popullit për dërgimin e Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, kjo sindikatë ka disa kërkesa për Qeverinë, përkatësisht Ministrisë e Shëndetësisë, dhe një ndër kërkesat e para është që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale, transmeton Telenews.al

Kërkesa e parë është që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale. Kërkesa e dytë është që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur. Kërkesa e tretë është miratimi i shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së.

Po ashtu, FSShK ka kërkuar nga ana e ekzekutivit të bëjë publike koeficientet për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore. /Telenews.al/

Të ngajshme

Shtrenjtimi i jetesës: Çmimet në “hava”, qytetari jeton me 1.98€

KushtrimGuraj

Shqiptarja në grevë urie për Palestinën: Historia e Teuta Hoxhës, prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën

KushtrimGuraj

Trump emëroi të dërguarin e posaçëm Jeff Landry në Grenlandë, reagon Danimarka

Valjeta Turkaj