Telenews

Prona bëhet mollë sherri mes prishtinasve

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze e sulme fizike, transmeton Telenews.al

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Ndue Përlleshi’ në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Babë e bir janë përleshur me 30-vjeçarin, i cili si kundërpërgjigje për sulmin ndaj tij, dyshohet se ka goditur me një shufër metalike 42-vjeçarin. Si pasojë e kësaj, ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarit. Sipas burimeve, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Sulm’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’. /Telenews.al/

Të ngajshme

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit

Rrezarta Ramaj

LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj