Telenews

AAK: Kurti të japë llogari pse shkaktoi tensione të panevojshme dhe bllokada në veri

Bashkimi Evropian dhe SHBA-të kanë përgëzuar Kosovën për pranimin e planit evropian për dialog.

E, kërkesat për formimin e Asociacionit po vazhdojnë. SHBA vazhdon të jetë e prerë se Asociacioni duhet të formohet.

Kryeministri Kurti i cili e kishte kundër vazhdimisht, tani ka vendosur kushte për themelimin e tij.

Lidhur me këtë, Kushtrim Xhemajli, zëdhënës për informim në AAK, thotë për Gazeta Blic se ndryshimi i qëndrimeve të Kurtit nuk është befasi.

“Ndryshimi i qëndrimeve nga ana e kryeministrit për neve nuk është befasi. Me ardhjen në pushtet kemi ndryshime rrënjësore të qëndrimeve të Kurtit ndaj temave madhore të cilat historikisht i ka kundërshtuar”, thotë ai.

Sipas Xhemajlit, para se vlerësojnë pranimin e këtij plani dhe Asociacionit, Kurti duhet të japë llogari pse shkaktoi tensione dhe bllokada në veri të vendit e në fund ndryshoi qëndrim.

“Por, para se ta vlerësojmë pranimin e këtij plani nga Kurti por edhe dorëzimin e tij për asociacionin , ai do duhej të japë llogari se pse shkaktoi tensione të panevojshme dhe bllokada në veri të vendit e krejt në fund të ndryshojë qëndrim. Për këtë mashtrim do duhej t’i japë llogari mbështetësve të tij”, deklaroi Xhemajli.

 

Të ngajshme

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit

Rrezarta Ramaj

LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj