Telenews

Kurti: 232 plumba shkrepi UNMIK-u kur u vranë Arbeni e Moni

Pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, kanë bërë homazhe me dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra.

Kryeministri Albin Kurti tha se me të drejtë e kritikuam paketën e Ahtisarit.

“Dhjetëra mijëra qytetarë, e në ballë të tyre ishte baca Adem. 232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë. Ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë, vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme”.

“Një javë para demonstratave tona, u pat publikuar pako e Ahtisaarit. Kurrë nuk ka qenë me e diskutueshme nëse ia kanë vlejtur komunat me bazë etnike”.

“Kosova ka nevojë për më shumë demokraci. Serbia është në panik. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ministria këshillon qytetarët si ta kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes

Rrezarta Ramaj

Përtej subvencioneve: Si të jetojmë në shtëpi më të ngrohta me fatura më të ulëta?

Rrezarta Ramaj

Shiten gati gjysma e biletave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Rrezarta Ramaj