Më 21 shkurt 2023, nis gjykimi kundër Pjetër Shalës para Dhomave të Specializuara (DHSK).
Deklaratat hyrëse janë planifikuar të vijojnë edhe më 22 shkurt.
Më pas, Prokurori i Specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse.
Gjykimi i Pjetër Shalës fillon më 21 shkurt para Dhomave të Specializuara, njofton Zyra për Komunikim dhe Informim Publik i DHSK-së.
Në fillim të gjykimit, i cili fillon në orën 09:30, Kryegjykatësja do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarin, do ta informojë mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm. Më pas, Prokurori i Specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse, thuhet në komunikatën e DHSK-së.
Pjetër Shala akuzohet për përgjegjësi penale individuale dhe ndaj tij janë ngritur katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, për të cilat pretendohet se janë kryer midis 17 majit dhe 5 qershorit të vitit 1999 në fabrikën e metalit në Kukës.

