Telenews

Rrahje masive mes të miturve në Prishtinë, njëri theret me thikë

Katër të mitur janë arrestuar pasi ishin përfshirë në rrahje dhe njëri prej tyre është therë me thikë.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:06 në rrugën “Radovan Zogoviq”, në Prishtinë.

Policia bën të ditur se i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe njëri prej tyre është therë me thikë. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

Të ngajshme

Shiten gati gjysma e biletave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Rrezarta Ramaj

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj