Telenews

Osmani rrëfen momentin kur u kërcenua nga ushtarët serbë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën e dhënë për gazetën britanike “The Telegraph” ka treguar një moment kur në vitet e 90-ta si 16 vjeçare ishte përballur me forcat serbe.

Siç shkruan gazeta britanike, një ushtar serb ia kishte vendosur Osmanit tytën e kallashnikovit brenda gojës për ta heshtur.

Kjo siç ka treguar presidentja, kishte ndodhur në një moment teksa kishte lutur forcat serbe që të mos ia qëllonin të atin.

“Unë iu luta atyre që të mos qëllonin babanë tim. Ushtari po përpiqej të më mbyllte gojën. Ishte ferr. Mijëra prej nesh u detyruam të shkonim në këmbë për në Shqipëri. Njerëzit u përdhunuan dhe u vranë.”, ka thënë Osmani për The Telegraph.

Të ngajshme

Shiten gati gjysma e biletave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Rrezarta Ramaj

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj