Telenews

Berisha: “Ta shporrim Edi Ramën”

Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në protestën e opozitës ka kërkuar “shporrjen një minutë e më parë” të Edi Ramës nga pushteti.

Ai tha se kryeministri ka blerë, jo vetëm ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, por edhe “ambasadorë, deputetë dhe zyrtarë të huaj”.

Berisha e konsideroi protestën e sotme, si fillimin e “revolucionit demokratik”.
“Duhet ta shporrim një minutë e më parë! Në skandalin e fundit spikati një zhvillim dramatik. Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale ndaj opozitës shqiptare me McGonigal dhe të tjerë, është dukuria më negative.
Populli opozitar i Shqipërisë, u bë objekt i sulmeve të papara. Ish kryetari i opozitës u mor peng nga Edi Rama. Sali Berisha, pa asnjë fakt, dokument, provë, u sanksionua nga kjo mafie dhe ky lobim. U bë gjithcka për ti caktuar kryetarin opozitës, për ta shndërruar në pseudo opozitë. Rama nuk korruptoi vetëm McGonigal, nuk bleu vetëm McGonigal. Ai bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në një betejë imorale në mbështetje totale të Edi Ramës, mandat pas mandati dhe skandal pas skandali.
U angazhuan kundër opozitës pro perëndimore të vendit, për faktin e vetëm sepse ajo guxonte të denonconte vjedhjen, korrupsionin, dhunën dhe aktet e Edi Ramës, korruptorit të tyre.
Në këtë kontekst dua të theksoj, se kjo aleancë, sado që i shkaktoi opozitës shqiptare, tronditjet më të thella që mund të ketë njohur, ne jemi sot më të fuqishëm se kurrë!”. tha Berisha.
"Ta shporrim një orë e më parë Edi Ramën!"/

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj