Telenews

Amos reagon për herë të parë pas ofendimeve ndaj Kiarës

Ajo që i vuri “kapakun” fjalëve të rënda të Amosit, ishte ofendimi që i bëri Kiara Titos, teksa debatonte me Luizin. Menjëherë pasi doli nga “BBV”, Amosi nuk e komentoi atë ofendim, duke thënë se nuk e mbante mend. Tanimë kanë kaluar ditë nga dalja e tij dhe aktori ka pasur mundësinë të shikojë videot që kanë qarkulluar.

Teksa ishte i ftuar sot në “Fun Club”, Amosi ka shpjeguar se ka qenë një moment nervozizmi dhe kjo fjalë ka dalë në sipërfaqe pa dashje.

Ndër të tjera ka kërkuar ndjesë për këtë ofendim ndaj moderatores.

“Duhet ta shikoja me lupë ça kisha thënë. Ishte një moment nervozizmi. E kam parë që e kam thënë. Nuk e dija që e kisha thënë. Ka dalë në sipërfaqe pa dashje. I kërkoj ndjesë”, ka thënë Amosi.

Kujtojmë se pas eliminimit, Amosi u shpreh se shakatë e tij janë keqkuptuar. /Telenews.al/

Të ngajshme

Edi Kuçi mohoi dhunën, Policia e Shqipërisë e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në komisariat

Yllka Gashi

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Yllka Gashi