Telenews

Çifti i njohur i estradës shqiptare sjellin këngën e re “Gjysma ime”

Çifti i njohur shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Gjysma ime” titullohet kënga e radhës e tyre, të cilën e kanë kompletuar nga ana vizuale.

Dyshja vijnë me paraqitje të thjeshtë në klip, ndërsa i kanë kushtuar më shumë rëndësi tematikës që kanë dashur të trajtojnë.

Teksti është shkruar nga Venera, kurse për muzikën u përkujdes Lindi së bashku me Elgit Dodën.

Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge është bërë nga Marenglen Boja.

Sa i përket klipit, ky është realizuar nga produksioni i njohur ‘Fullmoon Production’.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të artistëve. 

/Telenews.al/

Të ngajshme

Edi Kuçi mohoi dhunën, Policia e Shqipërisë e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në komisariat

Yllka Gashi

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Yllka Gashi