Telenews

Kujtimi i gazetës “Rilindja” në 78 vjetorin e saj

12 shkurtin e 1945, në Prizren filloi të shtypej tri herë në javë gazeta ‘Rilindja’ që më vonë kaloi si e përditshme në Prishtinë.

Këtë të diel kur po shënohej 78 vjetori i lindjes së saj, Gani Elshani që punonte si redaktor në të, tregon se ajo luftoi edhe analfabetizmin mbarëshqiptar.

E Binak Kelmendi si kryeredaktor, kujton që me ‘Rilindjen’ zunë fill krejt nismat e mëdha kombëtare. Si shumë punonjës tjerë u dëbuan nga puna në gazetë në gusht të 1990-ës. Ani se në rrethana të vështira nga regjimi i kohës, informimi nuk ndalej edhe duke kamufluar.

Mos shtypja e ‘Rilindjes’, por as edhe një gazete tjetër në Kosovë, po shihet si e tepërt. Gazeta që nisi 78 vjet më parë, u shtyp  pas lufte në disa numra të herë pas hershëm, deri më 22 shkurt të 2008 kur u botua edhe numri i fundit i saj. /Telenews.al/

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj