Telenews

34,000 numri i vdekjeve nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 34,179.

Viktimat e konfirmuara në Turqi kanë arritur shifrën 29,605, tha Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave, SAKOM.

Në Siri, numri i konfirmuar i vdekjeve është 4,574, raporton CNN, përcjell Telenews.al. Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit.

Numri i vdekjeve siriane përfshin gjithashtu 1,414 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA. /Telenews.al/

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj