Telenews

Rihanna sulmohet ashpër nga Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër këngëtaren Rihanna, në prag të performancës së saj në SuperBowl.

Trump shkroi në rrjetin social “Truth Social”: “Pa stilisten, ajo do të ishte një hiç. Nuk ka asgjë të mirë dhe NUK KA TALENT!”

Gjatë gjithë administratës Trump, Rihanna kritikonte dhe ironizonte presidentin në internet, duke përfshirë rishpërndarjen e një videoje që tregonte Zonjën e Parë Melania Trump  e cila refuzonte  të mbante dorën e Trump.

Në vitin 2018, kompania e të drejtave të performancës së yllit të pop-it e detyroi Trump të ndalonte përdorimin e muzikës së saj në mitingjet e tij.

 

Rihanna do të kthehet në skenë pas 7 vitesh dhe duket se Donald Trump ka pritur këtë rikthim që t’i kundërpërgjigjet këngëtares së famshme për deklaratat që ajo ka bërë në vitin 2019.

 

Atëherë, në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna e quajti Trumpin “njeriun më të sëmurë mendërisht në Amerikë”. /Telenews.al/

Të ngajshme

Sulm i dyshuar kibernetik godet frigoriferët e dyqaneve në disa vende evropiane

Rrezarta Ramaj

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa shfaqet me Chanel nga koka te këmbët, duket për mrekulli

Rrezarta Ramaj