Telenews

Qeveria ia numëron vetes “sukseset” e javës

Qeveria e Kosovës ka prezantuar ”të arriturat“ e javës.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, e arritur e javës është miratimi i ligjit për Byronë për Konfisikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

”Byroja pritet të funksionalizohet deri në fund të vitit“, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Po ashtu si sukses e konsideron edhe nismën ”Super Puna“.

Po ashtu përmenden edhe shkatërrimet e disa laboratorëve të drogës.

Zëdhënësi i Qeverisë përmendi edhe dy “të arritura të tjera”.

“Miratohen në Qeveri tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit, për më shumë liri të lëvizjes dhe mundësi më të mëdha punësimi në Ballkanin Perëndimor”.

“Ndahet buxheti për pagesën e 580 specializantëve me vetëfinancim dhe 10 specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për vitin 2023”, ka thënë ai.

 

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj