Ekipet e shpëtimit nxorrën të gjallë një grua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqi pas më shumë se 140 orësh, ndërsa kërkimi vijon me shpresën për të gjetur të tjerë të mbijetuar.
“Reuters” raporton se Sibel Kaya, 40 vjeç, u shpëtua në provincën jugore të Gaziantep pasi tërmetet e mëdha goditën rajonin. Punonjësit e shpëtimit në Kahramanmaras gjithashtu janë në garë më kohën për të gjetur nën rrënojat e këtij qyteti një nënë, vajzën dhe foshnjen e saj.
Ekipet e shpëtimit nga Rusia, Kirgistani dhe Bjellorusia nxorrën të gjallë gjithashtu edhe një burrë nga një ndërtesë e shembur në Turqi, rreth 160 orë. Në një lagje qendrore të një prej qyteteve më të goditura, Antakia në Turqinë Jugore, pronarët e bizneseve boshatisën dyqanet e tyre për të parandaluar vjedhjen e mallrave nga grabitësit.

