Telenews

Opozita kritikon Kurtin: E largoi Kosovën nga marrëveshja finale me Serbinë

Në seancën e sotme të Kuvendit, ku kryeministri Albin Kurti po raporton lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, opozita ka pasur një varg kritikash për të.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Kurti e ka larguar Kosovën nga marrëveshja finale me Serbinë.

“Në kërkim të tradhtisë nga paraardhësit e tij, u shndërrua në ndjekës të tyre. Pra, ju pa koordinim me miqtë e për spektakël populist, marrëveshjen për targat e paraqitet si gjithçka e në fund e larguat Kosovën nga marrëveshja finale. Ju ishit gati të fundit nga ata që e njohën Republikën e Kosovës”, është shprehur Gashi.

Sipas tij, Kuvendi dhe qytetarët duhet ta dinë qëndrimin e Kurtit për dialog.

“Ne nuk kërkojmë dhe bëjmë presion për ato që ju keni deklaruar dhe mënyrën si i keni çuar njerëzit drejt vdekjes, por luftojmë që të mbrohen integriteti i Kosovës”, ka thënë tutje Gashi.

E shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se për njohje de fakto nga Serbia, nuk ia vlen të nënshkruhet marrëveshja e bazuar mbi propozimin franko-gjerman. Kjo pasi sipas tij, Serbia e njeh detyrimisht Kosovën që nga viti 2008, kur ka shpallur pavarësinë.

Tahiri mes tjerash ka kërkuar nga Kurti që të tregojë se çka konkretisht është përfitimi i Kosovës nga plani evropian.

“Ne kemi njohje de facto nga 2008-ta. Kemi shumë njohje, anëtarësi në organizata ndërkombëtare. Faktikisht për Serbinë jemi të pavarur. Ne s’kemi pasur asnjëherë asnjë lloj ndërhyrje në organizimin tonë shtetëror sepse s’kanë mundur, jo pse s’kanë dashur. Për botën demokratike ne jemi të pavarur”, ka thënë ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se për dy vjet të qeverisjes së Kurtit dialogu është keqmenaxhuar dhe qytetarët kanë qenë në terr informativ.

Të ngajshme

Minatori që u ngujua në minierë Është hera e tretë që më ndodhë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 tetor

Rrezarta Ramaj

Qeveria Rama del me vendim të ri për të moshuarën

Rrezarta Ramaj