Telenews

Misteri i objekteve fluturuese të paidentifikuara që i rrëzoi ushtria amerikane

Ushtria amerikane ende nuk e di se çfarë janë tri objektet fluturuese që rrëzoi mbi Amerikën e Veriut, ashtu siç nuk e di se si lëviznin në ajër.

Dje, presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi rrëzimin e një objekti tjetër fluturues – i katërti në total këtë muaj.

Zyrtarët njoftuan se po lëvizte në një lartësi prej 6.100 metrash, dhe mund të kishte ndikuar në trafikun ajror komercial.

Një komandant ushtarak tha se “mund të jetë një lloj balone gazi” ose “një lloj sistemi shtytës”. Ai shtoi se nuk mund të përjashtonte që objektet të ishin me origjinë jashtëtokësore.

Objekti i fundit, i cili u rrëzua mbi liqenin Huron në shtetin e Michiganit, jo shumë larg kufirit me Kanadanë, u përshkrua nga zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, si një objekt pa pilot i “strukturës tetëkëndore”.

Të ngajshme

Minatori që u ngujua në minierë Është hera e tretë që më ndodhë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 tetor

Rrezarta Ramaj

Qeveria Rama del me vendim të ri për të moshuarën

Rrezarta Ramaj