Telenews

Mbyllja e tri rrugëve në Prishtinë pasi do të parakalojë FSK

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së, në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të premten rrugët, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi” dhe “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet.

“Me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se të premten, me datë 17 shkurt 2023, rr. “Luan Haradinaj”, rr. “Garibaldi” dhe rr. “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

/Telenews.al/

Të ngajshme

I akuzuari për aksidentin ku vdiq Laurent Krasniqi thotë se nuk është në gjendje të deklarohet për fajësinë

Rrezarta Ramaj

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rrezarta Ramaj

Haaland flet pas verdiktit ndaj Cityt: Duhet të jemi të bashkuar

Rrezarta Ramaj