Telenews

Portieri belg ndërron jetë në fushë

Një portier belg ka ndërruar jetë duke rënë pa ndjenja në fushë pasi mbrojti penalltinë.

Arne Espeel ishte titullar në ndeshjen e Winkel Sport B kundër Westrozebeke në ndeshjen e tyre vendase në stadiumin “Saint-Eloois Winkel”.

Siç raporton mediumi belg “Het Nieuwsblad“, Espeel ka rënë në tokë sapo arriti të mbrojë gjuajtjen e El Baghadadit. Portieri thuhet se tha “Pooo”, para se të binte në tokë.

Shërbimet mjekësore vrapuan menjëherë që t’i japin ndihmën e parë dhe bënë gjithçka për ta shpëtuar 25-vjecarin, atë duke përdorur edhe elektrik shokun, sidoqoftë Espeel ndërroi jetë pak pasi arriti në spital.

Shkaku i vdekjes së portierit ende zyrtarisht nuk është njoftuar. Në komunikatën e klubit shkruhej: “Winkel Sport është në zi shumë të thellë për vdekjen e papritur të portierit Arne Espeel. I urojmë familjes dhe miqve të Arnes ngushëllimet tona të përzemërta për këtë humbje të rëndë. Futbolli do të ndërprehet për një kohë”.

Ndërkohë, ndihmësi i Winkel Sport B, Stefaan Dewerchin tha: “Topi ishte ende në lojë. Portieri ynë u ngrit sa më shpejt që të ishte e mundur për të marrë topin, por më pas ai ra. Ishte vërtet e tmerrshme për të parë.

“Kur erdhi mesazhi se portieri ynë kishte vdekur, ishte një goditje jashtëzakonisht e rëndë. Mendoj se disa lojtarë ende nuk e kuptojnë saktësisht se çfarë ndodhi.”

Ndërsa drejtori sportiv Patrick Rotsaert tha për “Het Nieuwsblad”: “Është një tragjedi dhe një tronditje për ne. Arne kishte qenë me klubin gjatë gjithë jetës së tij dhe ai ishte shumë i dashuruar. Është një goditje vërtet e rëndë”. /Telenews.al/

Të ngajshme

Turqia vendos ta shkarkojë trajnerin, italianin që i “vodhi” ëndrrën Kosovës

Rrezarta Ramaj

UEFA monitoron Manchester Cityn, pret përfundimin e procesit disiplinor në Premier League –

KushtrimGuraj

Kosova fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes në Kroaci –

KushtrimGuraj