Telenews

Prishtina fillon shpërndarjen e dollapëve për nxënësit e klasave 1-5

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar që sot po fillojnë furnizimin me dollape të fëmijëve për klasët e para deri në klasët e pesta.

Ajo ka thënë se në çdo takim me prindërët e fëmijëve të kësaj grupmoshe ka marrë ankesa për peshën e rëndë të çantave.

Sipas një hulumtimi të bërë nga një shkollë fillore e Prishtinës, nxënësi i klasës së parë, që ka peshë trupore rreth 23 kilogramë, e bart çantën mesatarisht 4 kilogramë e 170 gramë.

Ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pesha fizike që bartin fëmijët nuk duhet të jetë mbi 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve, pra 2.3 kilogramë.

“Pasojat në shëndet prej çantave të rënda janë të mëdha, prandaj edhe kemi reaguar që të ruajmë shëndetin e fëmijëve. Kemi blerë dollapë metalik që i rezistojnë kohës dhe që janë tejet të përshtatshëm për fëmijë. Po fillojmë me shkollat Hasan Prishtina, Ismail Qemaili dhe Naim Frashëri që të vazhdojmë në të gjitha shkollat e Prishtinës. BashkëeNdreqim”, ka shkruar Musmurati.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

May be an image of indoor and text that says "DELFINA DELFINA DEL DELFINA DELFINA"

Të ngajshme

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj