Telenews

Vitia i thotë Haxhiut: “Ka kaluar koha kur deputetët kanë bërë presion për ta fituar tenderin”, “Nuk e di ku janë zyret e prokurimit”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për pozitën e tij dhe pagën në institucionin privat shëndetësor “Olive” para se të emërohej për herë të tretë në pozitën e ministrit të shëndetësisë.

Vitia ka thënë se pozita e tij në këtë institucion ka qenë koordinator i cilësisë dhe se paga e tij ka qenë 3500 Euro bruto.

“Pozita ime ka qenë koordinator i cilësisë. Paga ime ka qenë 3500 Euro Bruto. Ju keni thënë se paga ka qenë mbi 5 mijë euro”, ka deklaruar Vitia, duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu.

Vitia poashtu ka treguar se bashkëshortja e tij është e punësuar në këtë spital.

Këto deklarata Vitia i bëri pas pyetjeve që ia shtroi Haxhiu. Vitia i është përgjigjur duke i thënë se “Ka kaluar koha kur deputetë të caktuar vijnë në zyret e prokurimit në MSH dhe bëjnë presion për ta fituar tenderin një kompani me vitamin C nga Serbia. E dini ju shumë mirë këtë që po e them”.

Haxhiu në replikën e tij ka thënë se nuk ka informacione se ku gjenden zyret e prokurimit të MSH-së dhe nuk ka shkuar asnjëherë në MSH për takime private.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi