Trepça’89 ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Feronikelit 74.
Kanal10 mëson se vendimi nga komisioni i garave do të publikohet shumë shpejt.
Futbollistët të cilët Nikli i kishte transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit nuk ka mundur ti regjistrojë për shkak të bllokimit të merkatos nga FIFA.
Andaj për këtë arsye tifozët e klubit ‘Tigrat e Zi’ kanë kërkuar dorëheqje brenda klubit.
Më poshtë postimi i tyre:
Të dashur tifozë dhe qytetarë të Komunës se Drenasit.
FC Feronikeli sot zyrtarisht është eleminuar nga Kupa e Kosovës nga FFK.
Lojtarët në ndeshjën e Kupës se Kosovës kundër Trepçës’89 dhanë gjithçka nga vetja për të arritur fitorën 1-0 dhe për të kaluar tutje në Kupën e Kosovës.
Trepça’89 arriti ta fitoj ndeshjën në tavolinë me rezultat 3-0, për shkak të mos regjistrimit të 4 lojtarëve të ardhur në klub si perfocime.
Por kjo nuk shkoj ashtu siç deshiruam ne tifozët pasi janë disa që nuk janë aq pergjegjës në këtë punë që e kanë për detyrë ta kryjnë regjistrimin e tyre.
FC Feronikeli është emer më i madh dhe më i dashtun se ju, largohuni vet nga klubi sepse nuk mundeni me lu me ndjenja të lojtarëve dhe tifozëve.
FERONIKELI – Dashuri që s’shuhet kurrë

