Telenews

Duda Balje vishet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Nesër (17 shkurt) bëhen 15 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast tashmë kanë nisur aktivitetet e ndryshme dhe përgatitjet për festën e veçantë të popullit të Kosovës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ndërkohë ka marrë vëmendje me paraqitjen në këtë përvjetor.

Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social, Facebook, ku ka prezantuar fustanin e veçantë që lidhet me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

“15 vjet dashuri të pastër”, ka shkruar ajo.

Urimet dhe komplimentet ndërkohë nuk munguan nga ndjekësit që ajo mban në rrjetin e popullarizuar.

Duda përndryshe shquhet për sharmin dhe elegancën që vazhdimisht përcjell si dhe komentohet në masë të madhe për dukjen e jashtme. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre –

KushtrimGuraj

Listës së banorëve të BBVA 6 i shtohen edhe këto 6 emra

Rrezarta Ramaj

Pse Miranda Kerr refuzoi ftesën për sfilatën e Victoria’s Secret? Një parandjenjë që nuk mund ta injoronte!

Rrezarta Ramaj