Fqinjët e kanë gjetur të vdekur një grua në fshatin Reçan të Prizrenit.
Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e tij që dy ditë nuk është parë. Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete”.

