Telenews

Dua Lipa për performancën me Shakirën: Ndjeva se ti, unë dhe publiku ishim një –

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë momente nga një mbrëmje e veçantë në Madrid, ku është shfaqur në skenë së bashku me yllin kolumbian, Shakira.

Dua iu bashkua Shakirës për të interpretuar këngën e njohur “Antología”, ndërsa më pas ka falënderuar këngëtaren kolumbiane për ftesën.

“Ndjeva se ti, unë dhe publiku ishim një”, ka shkruar Dua Lipa, duke e përshkruar performancën si një kujtim shumë të bukur që do ta marrë me vete në shtëpi.

Momente nga kjo mbrëmje Dua i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Të ngajshme

Eli Fara thyen heshtjen pas publikimit të videove intime: Jam e lënduar, por s’kam arsye të turpërohem

Rrezarta Ramaj

Vesa Smolica i del në mbështetje gruas së Adi Hilës: Nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë

Rrezarta Ramaj

Motra e Gjestit, e lumtur përkrah bashkëshortit të saj (Foto)

Rrezarta Ramaj