Telenews

Në prag të njëvjetorit të luftës në Ukrainë, Biden do të vizitojë Poloninë

Në prag të njëvjetorit të luftës në Ukrainë, Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë për në Poloni, për të rikonfirmuar angazhimin e ShBA-së në këtë përvjetor.

Vizita e presidentit amerikan në Poloni planifikohet që të zhvillohet nga 20 deri më 22 shkurt.

Një vit më parë, presidenti  amerikan, Joe Biden po përgatitej për më të keqen, derisa Rusia grumbulloi trupa në përgatitje për të pushtuar Ukrainën.

Ndërkaq, derisa shumë vende dyshonin në qëllimet e presidentit rus Vladimir Putin, Shtëpia e Bardhë ishte e vendosur se po fillonte lufta në Ukrainë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Në Uashington, ndihmësit e Biden përgatitën plane emergjence dhe madje drafte të asaj që presidenti i tyre do të thoshte nëse kryeqyteti i Ukrainës bie shpejt në duart e forcave ruse.

Madje, Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, iu ofrua ndihmë për t’u larguar nga vendi i tij nëse do ta donte.

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj