Telenews

Prindërit nga Gjilani në hall me djalin, 18-vjeçari rrah babain dhe e kërcënon nëse s’i jep para

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët, apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë prindërit, të cilët përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur që një kohë në një familje në Gjilan, ku një 18-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar në vazhdimësi familjen e tij, të cilëve iu kërkon para.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari përveç iu ka bërë presion prindërve, babain edhe e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte, mbrëmjen e djeshme.

Ajo çka e bën edhe më shqetësues këtë fakt është se i dyshuari është recidivist i dhunës në familje dhe kjo ka bërë që babai e tij ta njoftojë Policinë, pasi nuk po ndihen të sigurt për shkak të veprimeve të të birit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj