Telenews

Kryeministri i Sllovenisë uron Kurtin për Pavarësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urimet e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

”Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë arritur një nivel të lartë, gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet ndër të tjerash në letrën e kryeministrit slloven, Rober Golob, transmeton Telenews.al.

Letra e plotë:

“Shkëlqesia Juaj,

Në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e madhe që në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim t’ju dërgoj juve, Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, urimet e mia më të mira, për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit të Kosovës.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë arritur një nivel të lartë, gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë“.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj