Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Prishtinë, ku një grua e moshës 74-vjeçare është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e saj, transmeton Telenews.al.
E ndjera u gjet pa shenja jete para disa orësh, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima ka jetuar e vetme dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur e ndjera.
Pas mbledhjes së informacioneve, burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.
Është kontaktuar edhe policia për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit s’kanë kthyer akoma përgjigje.
Telenews.al do të iu mbajë të informuar me detajet tjera.

