Edhe pak ditë, më 24 shkurt, bëhet plot një vit nga nisja e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.
Sikurse Serbia që gjatë luftës bëri në Kosovë, edhe Rusia po e bën të njëjtën gjë me Ukrainën.
Kjo sipas ekspertit të sigurisë Agim Musliu, bën që shteti ynë më së miri ta kuptojë shtetin që aktualisht po vuan nga agresioni rus.
Sipas Musliut, Kosova nuk mund ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën. “Por, Kosova më mirë se kushdo tjetër, e kupton se çfarë do të thotë të jesh i okupuar dhe çfarë do të thotë që në popullin e vet të bëhen masakra”
Ashtu sikurse që Serbia, ai thotë se është përpjekur që duke vrarë shqiptarë të pafajshëm, ta bëjë për vete Kosovën dhe të mirat e saj, në të njëjtën mënyrë edhe Rusia po përpiqet që ta vrasë popullin liridashës e trim ukrainas, vetëm e vetëm për ta okupuar Ukrainën.
“Prandaj, Kosova e ndjen luftën e Ukrainës! Prandaj, Kosova duhet që ta ngrisë zërin ndaj agresionit rus në Ukrainë”
Në anën tjetër, sipas Musliut, rezultati i përfundimit të luftës në Ukrainë, është shumë i rëndësishëm edhe për fatin e Ballkanit Perëndimor.
“Ne nuk kemi dyshime se, liria do të triumfojë mbi agresorin, por liria ka çmim”
Çmimi që po e paguajnë ukrainasit është gjaku! Kurse Perëndimi duhet të vazhdojë ta mbështesë edhe më shumë Ushtrinë Çlirimte Ukrainase! #kosovostandsëithukraine #kosovo #ukraine

