Telenews

Përfundon bastisja e Adil Behramit, avokati i tij jep detaje

Ka përfunduar bastisja në banesën e Adil Behramajt, këshilltar i ish presidentit Thaçi. Ekipet e Speciales janë larguar nga ndërtesa ndërsa avokati Artan Qerkini ka thënë se nuk ka urdhër arrest për të dhe se i njëjti po qëndron në banesën e tij.

Sipas tij, bastisja është bërë si hetim për një vepër penale ndaj Behramajt.

“Sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar të tij, mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese, mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural. Nuk është legjitimuar, është vetëm një hetim për një vepër penale e cila, sipas tyre, bie nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, ka thënë Qerkini para gazetarëve.

Ndërkaq tha se është shumë herët të thuhet nëse kjo bastisje lidhet me rastin e Thaçit në Hagë,

“Është shumë herët dhe nuk duam të spekulojmë”, ka shtuar ai.

Bashkë me avokatin para gazetarëve doli edhe vet Behramaj.

“Po rezervohem prej komentimit kështu që fjalën po ia kaloj avokatit Artan Qerkini”, ka thënë shkurt Behramaj.

Të ngajshme

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj

​“Jo në emrin tim, deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Rrezarta Ramaj