Telenews

Nuk votohet rezoluta e LDK-së për mosrritjen e faturave të tatimit në pronë

Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mosrritjen e faturave të tatimit në pronë.

48 deputetë votuan kundër kësaj rezolute, dy votuan pro ndërsa dy nga ta abstenuan.

E lidhur me këtë ka reaguar LDK-ja.

Partia opozitare thekson se Qeveria nuk po iu del në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize.

“Sot, kur mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve, Qeveria e Kosovës ka rritur tatimin në pronë”, thuhet në reagim.

Pikat e rezolutës së LDK-së ishin:

Pezullim të vendimit deri në vitin 2024;

Rivlerësim i plotë i pronave në një proces të ri;

Ndryshim i pragut tatimor.

 

Të ngajshme

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj

​“Jo në emrin tim, deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti

Rrezarta Ramaj