Telenews

Gjon Karrica me iniciativë për familjet e prekura nga vërshimet

Ish-konkurrenti i projektit gjigant televiziv Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, tanimë i njohur më tepër me nofkën e tij si Lugati u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës për të kontribuar me ndihma monetare për familjet e prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë.

Me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, Lugati i ka bërë thirrje edhe kolegëve të tij që ta shpërndajnë sa më shumë videon në fjalë, me qëllim të sigurimit të ndihmave përmes fondacionit të tij për familjet e prekura.

“E dashur diasporë e kam një lajm shumë të mirë për juve. Në muajin janar janë shkatërruar rreth 1 mijë e 500 shtëpi, diku dhjetë prej tyre janë të pambijetueshme, do të thotë në Drenas, Klinë dhe Mitrovicë për shkak të reshjeve dhe vërshimeve të shumta janë shkatërruar shumë familje”, ka thënë Lugati pos tjerash në videon e tij.

Iniciativën e tij pos tjerash, e ka mbështetur edhe ish konkurrentja tjetër e BBVK-së, aktorja Shota Baraliu.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi

Kurorëzohet basketbollisti i njohur, Dardan Berisha

KushtrimGuraj