Telenews

Nga 1 marsi dëmet e qytetarëve nga aksidentet do t’i vlerësojnë kompanitë e sigurimeve

Kohët e fundit në Kosovë ka pasur shumë aksidente trafiku, ku shumica prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Qytetarët që kanë pësuar aksidente me dëme të mëdha materiale, shumë herë janë ankuar se këto dëme nuk po vlerësohen dhe nuk po paguhen në vlerat meritore, shkruan Telenews.al

Para disa viteve, vlerësimin e dëmeve nga aksidentet e kanë bërë kompanitë e sigurimeve, por këto kompani po kërkojnë që vlerësimin e dëmeve të shkaktuar në aksidentet ta vlerësojnë përsëri vetë.

Nga 1 marsi i këtij viti, kompanitë e sigurimeve që operojnë në Kosovë do të mund të kenë nën-kontroll edhe këtë çështje për qytetarët.

Qytetarët nuk kanë arritur kurrë të dëmshpërblehen si duhet, por nga muaji tjetër do të marrin vlerësimet e duhura nga kompanitë e sigurimeve. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 tetor

Rrezarta Ramaj

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

Rrezarta Ramaj

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Rrezarta Ramaj