Telenews

11 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 11 raste pozitive me koronavirus.

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë atje bën të ditur se nga 409 testime të kryera, të infektuar rezultuan 5 qytetarë në Tiranë, 2 në Pogradec, dhe nga 1 qytetar në Vlorë, Himarë, Dimal, Kuçovë.

Ndërkohë, janë 151 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329 mijë e 717 që nga fillimi i epidemisë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj

Trump mbledh gjigantët e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, arrihen tri marrëveshje

Yllka Gashi